Kush është Daut Dauti?
Daut Dauti është historian, gazetar publicist dhe prozator. Ka kryer studimet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, ka magjistruar në West London University në degën e Studimeve Evropiane, kurse ka doktoruar në University of Leeds në shkollën e njohur të historisë të këtij universiteti.
Në fund të viteve ’80 ka filluar të merret me gazetari. Shkrimet e para i ka botuar në gazetën e studentëve Bota e re, pastaj në revistën Zëri. Nga viti 1994 deri më 1999 ka qenë korrespondent i Zëri nga Londra. Në vitin 1999 ka filluar të punojë në redaksinë IWPR (Institute for War and Peace Reporting) dhenë këtë vit ka themeluar zyrën e këtij instituti në Prishtinë.
Nga viti 1999 deri më 2002 ka qenë sekretar dhe ndër themeluesit e Shoqatës së Gazetareve te Kosovës dhe ka shërbyer anëtar i Këshillit Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë vitit 2002 në institutin amerikan Kelleing Foundation ka hulumtuar temën e mediave të pavarur dhe që nga ky vit është anëtar i ekipit hulumtues-studiues i këtij instituti. Dauti ka punuar në disa onganizata te ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Ka qenë dhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës në vitin 2005.
Daut Dauti është autor i disa librave dhe punimeve shkencore. Punimet e tij me teme nga fusha e historisë, e gazetarisë dhe e letërsisë janë botuar në mediat shqipe dhe në revista të njohura ndërkombëtare.
Një palë këpucë në Berlin është novela e tij e parë.