Kush është Dardan Maloku?

 Kush është Dardan Maloku?

Dardan Maloku, i lindur më 25.03.1993, në fshatin Selishtë, komuna e Gjilanit, shkollën fillore e kreu në fshatin Haxhaj, kurse në vitin shkollor 2008/2009 u regjistrua në Shkollën e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” dega në Zhegër, në drejtimin asistent juridik. Shkollën e mesme e mbaroi me sukses shembullor ku edhe mori mirënjohje si nxënës i dalluar dhe më pas u regjistrua në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dega në Gjilan. Gjatë studimeve ishte bursist dhe student i dalluar. Kurse më 25.07.2018, me sukses të plotë e mbrojti temën e diplomës me titull “Paraburgimi si masë për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale, me vështrim të veçantë në Gjykatën Themelore në Gjilan për periudhën 2012-2016”, ku e mori titullin master i shkencave juridiko penale.

Përveç zhvillimit akademik, i njëjti më 04.01.2018 e mbaroi praktikën në Gjykatën Themelore në Gjilan, kurse nga data 03.08.2018, punoi në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, fillimisht si praktikant e pastaj nga data 05.12.2018 edhe si zyrtar ligjor në Zyrën Ligjore. Nga 18 janari 2021 e deri më 15 gusht 2021 punoi si zyrtar ligjor në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Kurse nga data 16.08.2021, punon si Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional në Prokurorinë Themelore në Gjilan. Është kandidat për pozitën e Prokurorit të Shtetit.

Dardani tani e ka kryer edhe testin e parë për prokuror të shtetit dhe është në fazën e përzgjedhjes si prokuror.

I njëjti gjithashtu ka ndjekur shumë trajnime të organizuara nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare.

/ SH.M.E”Marin Barleti” Gjilan/

Të ngjajshme