Kush është Baki Krasniqi?

 Kush është Baki Krasniqi?

Baki Krasniqi – U lind më 27 gusht 1954 në fshatin Priboc, komuna e Bujanocit. Ka kryer fakultetin filozofik, dega e Gjuhës dhe letërsisë shqipe, në Prishtinë. Shkruan poezi, prozë e dramë, herë pas here merret edhe me regji. Që nga vitet e tetëdhjeta është prezent në jetën kulturo-letrare. Ka botuar dy përmbledhje me vjersha “Në krah të shqipes” dhe “Zogu i qyqes”. Për shkak të veprimtarisë kulturore e politike gjatë luftës së fundit (1999), forcat serbe, në shenjë hakmarrjeje ia dogjën shtëpinë me gjithë bibliotekën e dorëshkrimet. Për punë të suksesshme në krijimtarinë letrare e kulturore disa herë është shpërblyer. Në konkursin letrar “Flaka e janarit 2011” në Gjilan mori çmimin e tretë për tregim; ndërsa në konkurset letrare “Lulëkuqet e prillit” në Dardanë ka marrë gjithsej 9 shpërblime: Çmimin e parë: 2 herë për poezi e dramë (regji); Çmimin e dytë: 4 herë për poezi e dramë (regji); Çmimin e tretë: 3 herë për poezi e tregim. Është anëtar i kryesisë së klubit letrar “Nositi” me seli në Dardanë dhe njëri nga themeluesit e tij, njëkohësisht anëtar i redaksisë së revistës letrare me të njëjtin emër. Jeton në fshatin Petrit të Dardanës, ku edhe punon në shkollën e mesme të ulët “Xhelal Sopi”.

Të ngjajshme