Kush është Avni Sylejmani?

 Kush është Avni Sylejmani?

Avni Sylejmani u lind më 5.1.1973 në fshatin Zhegovc të Gjilanit. Katër klasat e para të shkollës fillore i kreu në vendlindje, kurse tetëvjeçaren në fshatin Bresalc. Më 1992 e kreu Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai”, në Gjilan. Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Dega e Gjeografisë, e kreu më 2001, në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin shkollor 2002-2003 ka punuar në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai”, kurse nga viti shkollor 2003-2004 është pranuar në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, ku ka punuar deri më 31.8.2017, kur vijoi punën në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”. Jeton në Gjilan.

Të ngjajshme