Kush është Astrit Bunjaku?

 Kush është Astrit Bunjaku?

Astrit Bunjaku i lindur në Gjilan, ish nxënës i SH.M.E”Marin Barleti”, në vitin 2011 ka përfunduar me sukses shembullor sistemin 3+1 të drejtimit Banka dhe Sigurime dhe është çertifikuar si teknik i bankave dhe sigurimeve, dhe teknik i kontabilitetit dhe i diplomuar në profilin kontabilitet në vitin 2011.

Më pastaj studimet themelore në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë i vazhdoi dhe përfundoi me sukses në vitin 2014. Në universitetin “Hasan Prishtina”. Ku Astriti përsëri filloi dhe përfundoi edhe magjistraturën në vitin 2019 në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në drejtimin “Menaxhment dhe Informatikë”

Duke qenë të shtyrë nga programi i shkollës për ndërlidhjen e mësimit teorik me praktikën gjatë shkollës së mesme, ai mori pjesë në programin e praktikës me SwissContact “Intership biznesi”, për nxënës të shkollave të mesme profesionale.

Gjatë viteve 2015-2016 Astriti ishte agjent i shitjes në Illyria Insurance. Pastaj në Adea Group menaxher i depos deri në vitin 2019.

Kurse nga viti 2020 Astriti është i punësuar në Raiffesien Bank Kosova si Leasing Sales Representative.

/ https://www.facebook.com/SHMEMarin-Barleti-Gjilan-412852432150978/

Të ngjajshme