Kush është Albina Idrizi?

 Kush është Albina Idrizi?

Është e lindur më 6 maj 1966 në fshatin Tërnoc të Bujanocit. Qysh si dy vjeçare familja e saj shpërngulet në Gjilan.

Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Gjilan, ndërsa Fakultetin e Filologjisë, drejtimi Letërsi dhe gjuhë shqipe, në Universitetin e Prishtinës.

Është shpallur Krijuesja më e mirë e vitit më 1997, dhe, Krijuesja më e dalluar më 2010 nga KK i Gjilanit, Drejtoria për kulturë, rini e sport.

Në vitin 2019, me romanin “Përsëri mars”, fitoi çmimin vjetor për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” nga Ministria e kulturës, rinisë dhe sportit e Kosovës.

Është pjesë Ars Clubit “Beqir Musliu” si dhe nënkryetare e Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.

Albina Idrizi jeton në Gjilan.

Veprat e deritanishme:

“Heshtja e mbarsur”, poezi, Rilindja, Prishtinë 1997.

“Ëndrra me ylber”, poezi për fëmijë. Gjilan 2007.

“Hijet e kullave”, roman, Rozafa, Prishtinë 2009 (i përkthyer dhe i botuar po këtë vit edhe në gjuhën rumune nga shoqata shqiptare e Bukureshtit ALBANESUL).

“Dashuruar në diell”, poezi, Faik Konica, Prishtinë 2010.

“Pergamenë e gjallë”, tregime, Beqir Musliu, Gjilan 2011.

“Orbita e fjalës”, përzgjedhje poezish në katër gjuhë (shqip, anglisht, greqisht dhe italisht), Tiranë, 2011.

“Për një mëngjes ndryshe”, roman, LSHK, Prishtinë 2015.

“Përsëri mars”, roman, BUZUKU, Prishtinë 2019. “Trokitje të prushta”, libri më i ri i kësaj shkrimtareje, botuar nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu” , (26 mars 2022).

Të ngjajshme