“Kur PDK të vjen në pushtet do të 𝗵𝗲𝘁𝗼𝗷𝗺ë VV’në për mostrat e Deharit”

 “Kur PDK të vjen në pushtet do të 𝗵𝗲𝘁𝗼𝗷𝗺ë VV’në për mostrat e Deharit”

“Në rastin e parë të ardhjes së PDK-së në pushtet Lëvizja Vetëvendosje do të hetohet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit”, ka thënë deputeti Hisen Berisha, i cili ditë më parë pati një përplasje të ashpër me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për rastin Dehari,

Berisha reagimet e ashpra ndaj tij ka thënë se “janë normale” nga, siç u quajti ai, “klani i vrasësve dhe shtytësve në vetëvrasje” duke aluduar në rastin Dehari.

“Të vrasësh apo shtyesh në vrasje te dy djemtë Dehari, të ua zhdukësh mostrat nga laboratori i Mjekësisë Ligjore që është në kompetencë direkt të Ministrisë së Drejtësisë, e ta etiketosh me gjuhë fyese, njeriun/deputetin i cili të kërkon llogari në Kuvend për krimet monstruoze të natyrës revolucionare (vrasje për të ardhur në pushtet), është i pakët fjalori i ‘vrasësve revolucionar’ që u ka ardhë dita!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

“Po ju them këtu, meqë sot, kuvendin e Republikës së Kosovës (Tempullin e fjalës së lirë) e ka okupuar egërsia, ku më as autoriteti i Kryetarit nuk arrinë të krijojë mundësinë e reagimit konstruktiv, se në rastin e parë të ardhjes së PDK në pushtet, do të hetoheni për këto “mostra” dhe të gjitha veprat tjera që po i konsumoni për ditë, edhe s’do të keni qare pa i gjetë, edhe nëse i keni futur atje në shpellat e Karpateve prej nga e keni origjinën ideologjike”, përfundoi ai.

Të ngjajshme