Kryetari Rahimaj: Kamenica zyrtarisht ka Parkun e saj Teknologjik

 Kryetari Rahimaj: Kamenica zyrtarisht ka Parkun e saj Teknologjik

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka kanë përuruar Parkun Teknologjik në Kamenicë.

“Fjalët e fushatës i mbajtëm, nga sot e kemi vendin e aftësimit, krijimit dhe mundësive të punës në tregun global”-ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ky projekt kap vlerën e 250,000 eurosh dhe për menaxhimin e tij do të kujdeset Cacttus Education, i cili është edhe fitues i ankandit publik.

Kryetari Rahimaj ka shtuar se Cacttus Education në krye me znj.Vildane Kelmendi do të sjellin standard ndryshe të mundësive për aftësim profesional në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Të ngjajshme