Kryetari Hyseni viziton punimet në palestrën në Zhegër: Brenda një viti sportistët mund t’i zhvillojnë aktivitetet në objekt bashkëkohor
![Kryetari Hyseni viziton punimet në palestrën në Zhegër: Brenda një viti sportistët mund t’i zhvillojnë aktivitetet në objekt bashkëkohor](https://zerogjasht.com/wp-content/uploads/2022/03/277563323_312200221015980_5451632412402805232_n-850x560.jpg)
Gjilan, 31 mars 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar punimet në palestrën e sporteve në Zhegër, ku ka thënë se sportistët brenda një viti do të kenë mundësi që t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre në një objekt bashkëkohor.
“Gjatë vizitës në Zhegër, u kujdesa që angazhimi dhe përkushtimi i binomit të bashkëpunimit qeveri-komunë në vazhdimin e punimeve në këtë infrastrukturë shumë të rëndësishme sportive për Zhegrën e Gjilanin, po shkonte sipas planit”, ka thënë me këtë rast kryetari Hyseni.
“Sportistët e sportdashësit e këtij lokaliteti, jo më gjatë se brenda një viti, do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre në një objekt bashkëkohor i cili ua plotëson kërkesat e nevojat e tyre, duke iu siguruar kushte të përshtatshme për stërvitje e lojë”, ka theksuar kreu i Komunës, Alban Hyseni.
![](https://zerogjasht.com/wp-content/uploads/2022/03/277567814_312200237682645_651094587380731578_n.jpg)
![](https://zerogjasht.com/wp-content/uploads/2022/03/277577403_312200241015978_12872705093777068_n.jpg)