Kryeministri kroat 𝗶 𝗸ë𝗿𝗸𝗼𝗻 𝗕𝗘-𝘀ë 𝘁ë 𝗷𝗲𝘁ë “𝗺𝗲 𝗲 𝗯𝗮𝗹𝗮𝗻𝗰𝘂𝗮𝗿” ndaj Kosovës

 Kryeministri kroat 𝗶 𝗸ë𝗿𝗸𝗼𝗻 𝗕𝗘-𝘀ë 𝘁ë 𝗷𝗲𝘁ë “𝗺𝗲 𝗲 𝗯𝗮𝗹𝗮𝗻𝗰𝘂𝗮𝗿” ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian “duhet të ketë politika më të balancuara” ndaj Kosovës, ka thënë Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, pas takimit të liderëve të BE-së, ku u kërkua shtensionimi i situatës në pjesën pjesën veriore të Kosovës.

Shtensionimi, tha ai, duhet kërkuar “edhe nga pala serbe”, tha kryeministri kroat, “ngase ne e pamë në çfarë mënyra dhe kush sulmoi KFOR-in dhe EULEX-in”.

Plenkoviq kërkoi që situata të stabilizohet në veri të Kosovës, dhe të shpallen zgjedhjet e reja në katër komunat të banuara me shumicë serbe, siç e citoji Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

“Mesazhi që pata sot ishte një qasje më balancuese, dhe jo një lloj të presionit që do të ishte më efektive ku vetëm njërës palë i bëhet presion”, tha Andrej Plenkoviq.

Liderët e shteteve dhe qeverive të BE-së nga samiti i 30 qershorit në Bruksel kërkuan një deeskalim të menjëhershëm të situatës në Kosovë dhe paralajmëruan “pasoja negative” nëse kjo nuk ndodh.

“Këshilli Evropian dënon incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës dhe bën thirrje për një deeskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe që Bashkimi Evropian i ka theksuar tashmë më 3 qershor 2023. Palët duhet të krijojnë kushte për Zgjedhjet e parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. Dështimi i deeskalimit të tensionit do të ketë pasoja negative”, nënvizuan liderët në konkluzionet e miratuara.

Të ngjajshme