KRU “Hidromorava” në Gjilan: Shkyqen nga rrjeti i ujësjellësit konsumatorët borxhlinj

 KRU “Hidromorava” në Gjilan: Shkyqen nga rrjeti i ujësjellësit konsumatorët borxhlinj

Ekipet e shkyqjes, të mbështetura nga Policia, kanë filluar ndërprerjen e furnizimit me ujë për konsumatorët që kanë obligime për faturat e shërbimeve të ujësjellësit ndaj KRU Hidromorava.

Kompania falënderon të gjithë konsumatorët e përgjegjshëm që paguajnë detyrimet në mënyrë të rregullt, por nuk do të jetë tolerante ndaj konsumatorëve të pandërgjegjshëm.

Pas marrjes së veprimeve ligjore, duke dërguar vërejtje dhe duke telefonuar konsumatorët, disa prej tyre nuk janë treguar bashkëpunues dhe kemi qenë të detyruar të fillojmë aksionin për ndërprerje me asistencën e policisë. Ky aksion do të vazhdojë deri në ndërprerjen e furnizimit për të gjithë konsumatorët që nuk përgjigjen për borxhet e akumuluara.

Prandaj, kompania fton të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të akumuluara, pra ata që kanë dy ose më shumë fatura pa paguar, të lajmërohen në Zyrën për Shërbime me Konsumatorë pranë Administratës Qendrore në Gjilan, si dhe në Njësitë Operative në Kamenicë dhe Viti, për të paguar borxhin në tërësi. Kompania ofron gjithashtu mundësinë e riprogramimit të pagesave.

Të gjithë konsumatorët që janë ndërprerë, në rast se nuk paraqiten brenda afatit ligjor për pagesë, do të nisin procedurat përmbarimore, të cilat do të sjellin kosto shtesë për konsumatorin

Të ngjajshme