Krasniqi: Qeveri e propagandës, po manipulon me qytetarët
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti po tenton t’i manipulojë qytetarët, duke i shitur si suksese disa ngjarje të javës së kaluar.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se sa i përket raportin për sundimin e ligjit, Kosova këtë vit është larg vitit 2020 ndërsa që vitin e kaluar ka pasur regres të madh.
E, sa i përket miratimit të projektbuxhetit për vitin 2023, Krasniqi thotë se sukses do të ishte nëse do të realizoheshin projektet kapitale.
Deputetja e LDK-së thotë se derisa qeveria po dështon me ekonominë dhe shëndetësinë, po prodhojnë të “arritura” të tilla për t’i manipuluar qytetarët.
Ajo ka përmendur se s’ka mnistër të shëndetësisë, ka ikje të mjekëve, s’ka asnjë njohje e SHBA dhe BE janë të zhgënjyer për targat.
Postimi i saj i plotë:
Qeveria Kurti po përpiqet t’i manipulojë edhe më tutje qytetarët, duke i shitur si sukses disa të “arritura” nga java e kaluar!– Thanë se është shënuar progres në raportin e World Justice Projekt, për sa i përket sundimit të ligjit ku për këtë vit Kosova renditet e 57-ta.
E vërteta qëndron ndryshe, Kosova ende është larg vitit 2020 kur renditej e 54-ta, përderisa vitin e kaluar kishte pësuar regres të madh duke u renditur e 60-ta.
– Thanë se u miratua projektbuxheti për vitin 2023 në vlerë prej 3.2 miliardë euro. Sukses mund të quhej realizimi i projekteve kapitale, gjë të cilën dështoi ta bëjë këtë vit.
Të grumbullosh para, e të mos investosh në projekte të planifikuara është paaftësi në menaxhim dhe qeverisje.Pra, duke dështuar në menaxhimin e situatës me ekonominë dhe atë të shëndetësisë, këta prodhojnë të tilla të “arritura” si tentativë për të manipuluar qytetarët.
S’ka Ministër të Shëndetësisë,Mbi 174 mjekë e kanë braktisur Kosovën vetëm këtë vit,
Mijëra qytetarë u larguan nga vendi të zhgënjyer me keqmenaxhimin e Qeverisë Kurti, Asnjë njohje e re për pavarësinë e Kosovës,
Asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare,Zhgënjyen aleatët tanë strategjik SHBA dhe BE me kokëfortësinë e tyre, Qeveri e propagandës, dështimit dhe manipulimit. Jo e punës!