KMDLNJ: Çdo zmbrapsje ndaj reciprocitetit dëmton Kosovën
KMDLNJ konsideron se shtyrja për një muaj e reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia inkurajon strukturat paralele në veri që të testojnë vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për zbatimin e ligjit dhe reciprocitetin.
Në një komunikatë për media thuhet se çdo zmbrapsje nga ky vendim vetëm sa e dëmton Kosovën duke krijuar kushte për rritje të kërkesave të Serbisë ndaj Kosovës. “Serbët në veri të Kosovës, por edhe në vendet tjera në brendi të Kosovës me asgjë nuk janë të diskriminuar, andaj duhet të sillen si të gjithë qytetarët e Kosovës, me të drejtat dhe përgjegjësitë që iutakojnë.
Pas kërkesës së ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori vendim ta shtyjë për 30 ditë zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.