Kandidatja për Asamble Komunale Mrika Krasniqi-Shala nga Partia e Drejtësisë në Gjilan
Të dashur bashkëqytetarë, miq e përkrahës të Partisë së Drejtësisë në Gjilan, dhe ju qytetarë të nderuar të cilët nuk jeni përcaktuar ende për votën tuaj.
Dëshiroj t’ju informoj se tashmë e kam marrë besimin nga Partia e Drejtësisë dega Gjilan nga Kryetari i kesaj dega Msc.Skender Berisha njëherit bartës i listës, Kryesia e Degës dhe Kryetari i Partisë së Drejtësisë Prof. Dr. Ferid Agani, për t’iu bashkuar listës së kandidatëve për Asamblenë komunale të Gjilanit mbrenda listës fituese.
Prioritet i imi do të jetë mbështetja e të rinjve në përgjithësi, përmirësimi i kushteve jetësore të qytetarëve, sidomos në fushën e Arsimit
ku në shkollat profesionale mungojn pjesa e praktikës sidomos në shkollën e mesme të Mjekësisë ( pa lënë anash shkollat tjera) ku nuk kanë laborator për mësim praktik etj, Gjithashtu fokus i imi do të jetë përmirësimi i Shërbimit Shëndetësor në QKMF dhe QMF, pastaj Sportit/Kulturën , përmirësimin e kushteve për aktoret e teatrit të qytetit , zgjidhja e problemeve të shumta të cilat po na shqetësojnë çdo ditë e më tepër. Me shume respekt:Ecc dipl.Mrika Krasniqi Shala
Kandidate për Asamblenë Komunale të Gjilanit