Kajtazi: Në PDK ka 𝗽ë𝗿𝗽𝗹𝗮𝘀𝗷𝗲 mes atyre që njihen si grupi i “𝗕𝗼𝗻 𝗩𝗶𝘃𝗮𝗻𝘁𝗶𝘁” dhe gardës së vjetër

 Kajtazi: Në PDK ka 𝗽ë𝗿𝗽𝗹𝗮𝘀𝗷𝗲 mes atyre që njihen si grupi i “𝗕𝗼𝗻 𝗩𝗶𝘃𝗮𝗻𝘁𝗶𝘁” dhe gardës së vjetër

Gazetari Vehbi Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë se dy liderët politik të opozitës Lumi Abdixhiku dhe Memli Krasniqi, nuk mund të ushtrojnë kontrollë mbi partitë e tyre.

Tutje, Kajtazi ka thënë se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi shihet si ushtrues detyre i kryetarit të partisë.

Ai ka folur edhe për problemet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përfshirë këtu edhe dorëheqjen e nënkryetares Shqipe Mjekiqi.

“Në një situatë si kjo nuk do të duhej të kishte dallime mes pozitës dhe opozitës dhe të ishte një qëndrim unik përballë Serbisë. Tu e pas parasysh që kjo nuk ka ndodhë as në të kaluarën as tash, mendoj që opozita e ka luajtur rolin e vet kogja mirë deri tash, kemi një opozitë të dobët në numra, dhe kemi dy parti politike që udhëhiqen nga liderë të ri dhe nuk i kanë në kontrollë partitë e tyre. Kemi një përplasje brenda PDK për rikthimin e gardës së vjetër politike përfshirë Limajn.Në anën tjetër LDK ka probleme me gardën e vjetër, shto kësaj edhe problemet që i kanë tash që po shfaqe dorëheqjet”.

Mes tjerash, gazetari Kajtazi ka thënë se brenda PDK-së ka përplasje mes atyre që njhen si grupi i Bon Vivantit dhe gardës së vjetër.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars pritet të takohen në Ohër për të diskutuar për planin e zbatimit evropian.

Të ngjajshme