Ismajl Kurteshi: 2.5 milion euro nuk bën të bllokohen

 Ismajl Kurteshi: 2.5 milion euro nuk bën të bllokohen

Ismajl Kurteshi –  / Vetëvendosje, Gjilan/

Sot jam këtu, në cilësinë e këshilltarit komunal, që ta përsërisë apelin që në seancën e Kuvendit Komunal, të pesë shtatorit, ia drejtova të gjithë këshilltarëve komunal, që ta votojnë bartjen e mjeteve të pashpenzuara vitin e kaluar në buxhetin e këtij viti.

Kështu do të mundësohet shfrytëzimi i mbi 2,5 milion euro, që mund të mbeten të pashfrytëzuara, për shkak të inateve politike të krerëve politik, që e kanë sjell vonesën e paarsyeshme të shqyrtimit të kësaj çështjeje.

Jemi këtu ku jemi, tani duhet të  bëjmë atë që është e mundur.

Riorganizimi i ndarjes së buxhetit, për shkak të shqyrtimit të kësaj çështjet me vonës në Kuvend është i domosdoshëm, sepse koha në të cilën po shqyrtohet kjo çështje, pamundëson realizimin e projekteve për të cilat nevojitën procedura që marrin shumë kohë, sepse projektet e tilla, nuk do të munden të përmbyllen brenda këtij viti kalendarik.

Për të ardhur deri te zgjidhja e këtij problemi, në rindarjen e buxhetit përveç ekzekutivit duhet të marrin pjesë edhe këshilltarët e opozitës dhe pozitës.

I takon Kryetari të Komunës, që pa humbur kohë, t’i ftojë në takim të gjithë  shefat e grupeve të këshilltarëve komunal dhe kryesuesin e Kuvendit të Komunës që bashkë ta riorganizojnë ndarjen e këtij buxheti.

Përgjegjësia për dështimin e ndarjes së këtyre mjeteve për nevoja të qytetarëve të Gjilanit do të bije mbi të gjithë ne, e sidomos mbi këshilltarët  komunal dhe subjektet politike, që refuzojnë të kontribuojnë, në zhbllokimin e këtyre mjeteve financiare, me mendimin se duke i fajësuar të tjerët, e kanë krye punën tyre dhe kështu do fitojnë poen  politik.

Askush nuk ka të drejt dhe nuk ekziston asgjë që e arsyeton  pamundësimin e punën së këtyre organizatave të nevojshme për qytetarët e Gjilanit, për mungesë të financave, kur parat  ekzistojnë.

Në fund të fundit politikanët  nuk zgjidhen për t’u ankuar dhe as fajësuar njeri tjetrin, ata e marrin mandatin nga votuesit e tyre për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve.

Për këtë buxhet kanë nevojë “HENDIKOSI”, Shoqata e të Verbërve, “PEMA”, projekti i varrezave të dëshmorëve,  punëtorët e Tregut, por jo vetëm këto  organizata.

Për këto mjete kanë shumë nevojë edhe nxënësit e shkollave të mesme profesionale, nënat lehona, bujqit, studentët, pensionistët dhe shumë e shumë organizata tjerë të Gjilanit.

Ata që kanë vullnet me  zgjidh problemin, e gjejnë zgjidhjen.

Ata që i bllokojnë proceset nuk e meritojnë përkrahjen e qytetarëve.

Qytetarët kërkojnë zgjidhe jo arsyetime. 

Të ngjajshme