Intervistë ekskluzive me Drejtoreshën 𝗗𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗶𝗷𝗲 𝗟𝗲𝗸𝗮 – 𝗦𝗵𝗮𝗾𝗶𝗿𝗶

 Intervistë ekskluzive me Drejtoreshën 𝗗𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗶𝗷𝗲 𝗟𝗲𝗸𝗮 – 𝗦𝗵𝗮𝗾𝗶𝗿𝗶

Intervistë me drejtoreshën e SHFMU “Nazmi Hoxha” Gjilan, Dashurije Leka Shaqiri, për portalin Zerogjasht

Portali “Zerogjasht”: Kur keni nisur karrierën si drejtoresh i shkollës “Nazmi Hoxha”?

Dashurije Leka – Shaqiri: Karrierën si drejtoreshë e kam filluar më 1 shtator të vitit të kaluar.

Portali “Zerogjasht”: Sa staf keni si shkollë, dhe sa nxënës?

Dashurije Leka – Shaqiri: Gjithë stafi i shkollës sonë përbëhet nga 46 persona, ndërsa numri i nxënësve,që vijojnë mësimin në shkollën “Nazmi Hoxha” është 320.

Portali “Zerogjasht”: Cila është pjesa më e bukur dhe më e vështirë e ushtrimit të këtij profesioni?

Dashurije Leka – Shaqiri: Pjesa më e bukur e të qenit udhëheqës shkolle është kur sheh rezultatet e secilit akter në shkollë e në veçanti të nxënësve, të cilët na bëjnë të ndihemi krenar, për të cilat rezultate punojmë pandërprerë. Përkitazi me pjesën e vështirë ka shumë sfida me të cilat përballesh, por unë mendoj që pa sfida nuk arrihen sukseset.

Portali “Zerogjasht”: A ka pasur sukses shkolla juaj në vitin që lamë pas?

Dashurije Leka – Shaqiri: Në vitin që kaluam edhe shkolla jonë si shkollat tjera kishte suksese, të cilat i sollën nxënësit dhe mësimdhënësit e përkushtuar. Vlen të përmenden fitoret në gara të Robotikës, gara të Atletikës dhe në gara të Intelegjencës në nivel komunal e shtetror.

Portali “Zerogjasht”: Çfarë vizioni keni për shkollën tuaj  në të ardhmen?

Dashurije Leka – Shaqiri: Vizioni i shkollës “Nazmi Hoxha” është:

Shkollë cilësore me standarde europiane bashkëkohore, motivuese dhe gjithëpërfshirëse në shërbim të çdo nxënësi.

Portali “Zerogjasht”: Cili është mesazhi juaj për nxënësit që duan të vijojnë shkollimin në shkollën “Nazmi Hoxha”?

Dashurije Leka – Shaqiri: Shkolla jonë plotëson kushtet për mësimdhënie bashkëkohore me një hapësirë të madhe infrastrukturore për realizimin e mësimit dhe aktiviteteve kurrikulare e jashtëkurrikulare si dhe terren sportiv, përveç Sallës së Edukatës Fizike që na mungon, për ndërtimin e së cilës po bëjmë përpjekje të vazhdueshme. Shkolla jonë ka kuadër profesional, ka shumë mësimdhënës me përgatitje profesionale të shkallës së tretë – Master e po ashtu edhe 2 nga ta janë duke vijuar studimet e Doktoratës. Në shkollën tonë mbizotron klimë pozitive në raportet ndërnjerëzore. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komunitetin e prindërve.

Kështu që mesazhi im për nxënësit është:

Bëhuni pjesë e shkollës sonë, në të cilën në rend të parë është interesi i nxënësit/es duke i siguruar mirëqenie, gjithëpërfshirje, mosdiskriminim dhe edukim e arsimim kreativ, ku do arrihen kompetencat e përcaktuara në  Kurrikulën e Kosovës.

Intervistën e realizoi: Artan Dërmaku / zerogjasht/

Të ngjajshme