Hyri fshehurazi në shtëpi, 𝗶𝗮 𝘃𝗼𝗱𝗵𝗶 𝗽𝗼𝗿𝘁𝗼𝗳𝗼𝗹𝗶𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝘂𝗹𝗺𝗼𝗶 𝗴𝗿𝘂𝗮𝗻 nga Hogoshti i Kamenicës
Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të hënë ka ndodhur një grabitje në Hogosht të Kamenicës.
Një grua ka njoftuar se një person i panjohur ka hyrë në shtëpinë e saj dhe ka marrë portofolin e saj.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e saj një i dyshuar i panjohur ka hyrë brenda shtëpisë dhe nga aty ka arrit të marr portofolin nga çanta e saj” – thuhet në raport.
Sipas policisë, i dyshuari duke dal jashtë e kishte sulmuar ankuesen dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
“Rasti nën hetime” – thuhet në raport. /kallxo.com/