Humbi djalin ne aksident trafiku por jo edhe vullnetin për bamirësi duke dhuruar 78 herë gjak

 Humbi djalin ne aksident trafiku por jo edhe vullnetin për bamirësi duke dhuruar 78 herë gjak

E rrallë është që dikush ne jetën e tij të ketë dhuruar 78 herë vullnetarisht gjak për të tjerët, ky është Hasan Salihu nga fshati Pogragjë i cili që nga viti 1986 është dhurues vullnetar i gjakut.

Hasanin jeta e ballafaqoj me shumë sfida, duke u nisur nga ato ekonomike e deri te humbja e fëmijës së tij të vetëm Granitin në një aksident trafiku, por të gjitha këto nuk ja humbën vullnetin që të kontribuoj për të tjerët.

Për GjilaniSOT Hasani shprehet se mundësit ekonomike nuk i ka të ndihmoj materialisht të tjerët por jam i gatshëm që në çdo kohë të ndihmoj të tjerët me dhurim të gjakut kur kanë nevojë edhe jashtë cikleve të rregullta të dhurimit të gjakut që Hasani i praktikon në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Gjithashtu banoret lokal Hasanin e njohin edhe si njeri të qeshur dhe të respektuar nga të gjithë, me të fillojnë të njihen që nga fillimi i shkollës ku Hasani punon në shkollën fillore “Liria” në Pogragjë që 35 vite.

Për shembuj të tillë kjo shoqëri ka nevojë shumë, për veprat e mira të tyre ku japin gjithçka nga vetja për të ndihmuar të tjerët.

Ndjenja e kënaqësisë që kam kur të ndihmoj të tjerët me dhurim të gjakut është e pa përshkruar thotë Hasani, andaj këtë do ta vazhdoj deri kur ka dhënë zoti jetë e shëndet thotë ai./GjilaniSOT/

Të ngjajshme