Haradinaj: Kurti u nguli thikë pas shpine veteranëve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se lufta e fundit e popullit shqiptar dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është themeli i lirisë.
Ai, në diskutimin e sotëm me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, është shprehur se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti i ka mashtruar veteranët.
“Qeveria e Kosovës po i ngul thikë pas shpine kategorive të shenjta te popullit. Kurti dhe kjo qeveri i ka ngul thikë pas shpine sakrificës sonë për liri, kategorive të lirisë, njerëzve që kanë mbajtur mbi supet e tyre përpjekjet për liri. Kjo sjellje është joinstitucionale dhe
degraduese”, ka thënë Haradinaj.“Sakrifica për liri është e të gjithëve. Kushdo që e ka bërë këtë sakrificë e ka bërë për kombin. Kjo do të mbetet në përjetësi ndër breza. Çdo brez i atyre që ka bërë sakrificë për liri shpreh respekt për paraardhësit, sikurse po ashtu ndihet i fyer kur kjo sakrificë i fyhet”.
“Lufta e fundit e popullit shqiptar e UÇK-së është themel i lirisë sonë. Mori shumë jetë, ishte e dhimbshme, fëmijë, gra e pleq. Sot ende kemi plagë të shumta, të pagjeturit, por kemi shumë të gjallë që krenohemi. Ashtu siç krenohemi me heronj, ne krenohemi me të gjallët, ata janë krenaria jonë”./epokaere/