Haradinaj i bindur: VV do të bie nën 30 për qind, do të punojmë të dalim partia e parë

 Haradinaj i bindur: VV do të bie nën 30 për qind, do të punojmë të dalim partia e parë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj duke folur për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka thënë se partia e tij me partnerët në koalicion do të jetë befasi e këtyre zgjedhjeve.

Ai ka thënë se koalicioni i tyre parazgjedhor ‘AAK-Nisma’ do të jetë shtyllë e fuqishme për të ndihmuar në ndryshimin e qeverisjes në vend.

Ndërsa, është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të bie nën 30 për qind.

“Ne e përkrahim opsionin që opozita t’i bëjë institucionet e reja. Ne do ta përkrahim kryeministrin nga opozita. Koalicioni ynë do të punojë që të dalim partia e parë në vend, para Vetëvendosjes.

Mund të jetë edhe më keq, por me këtë gjendje që ka do të bie nën 30 për qind”, ka thënë Haradinaj.

/GazetaSinjali/

Të ngjajshme