Gjilanasi Naim Musliu iu bashkua Vatrës

 Gjilanasi Naim Musliu iu bashkua Vatrës

Dr. Naim Musliu është anëtari më i ri që iu bashkua Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Me rastin e 110 vjetorit të themelimit, ardhja e intelektualëve dhe të rinjve që po i bashkohen Federatës është dhurata më e bukur dhe më e çmuar në këtë 110 vjetor. Te rinjte jane e ardhmja e Vatres. Intelektualet shqiptare dhe kontributi per çeshtjen kombetare jane vlerat me te qenesishme te Federates Vatra. Eksperti i historisë Dr. Naim Musliu lindi në Gjilan. Fakultetin e mbaroi në Universitetin e Prishtinës, Dega në Gjilan, drejtimi Histori dhe Edukatë Qytetare, kurse studimet pasdiplomike të magjistratures i përfundoi në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin Filozofik, departamentin e Historisë me temë “Roli dhe kontributi i Kazasë së Gjilanit në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare (1908 – 1910)”. Studimet doktorale i mbaroi në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, departametin e Historisë me temë të desirtacionit : “Fuqitë e Mëdha dhe çështja shqiptare 1875 – 1878”. Gjatë vitit 2018 – 2020 ishte kryetar i shoqatës së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan. Ishte bashkëorganizator me shoqatën i dhjetra simpoziumeve, sesioneve e tryezave shkencore. Ka të botuar edhe shumë punime shkencore dhe mediale. Vatra i uron mirëseardhjen dhe e falenderon për pjesëmarrje aktive në të gjitha aktivitetet e zhvilluar në muajt e fundit. Vatra rritet çdo ditë, shqiptarizma forcohet çdo ditë./DielliNewspaper/

Të ngjajshme