Gjilanasi Faik Fetahi merr postin e përgjegjësit për arsim në Altbüron të Zvicrës
Duke filluar nga viti 2022, Faik Fetahi nga Partia Liberale e Zvicrës (FDP) do të marrë postin e kreut të arsimit në këshillin e komunës (ekzekutivi komunal) Altbüron, Kantoini i Lucernit.
Para kësaj, ai ishte anëtar i Komisionit të Arsimit për një vit e gjysmë.
Fetahi trashëgon në këtë post kolegen nga partia e njëjtë, Renate Rölli-Affentranger, e cila largohet nga këshilli bashkiak më 31 dhjetor. Ajo ishte zgjedhur në këshillin lokal në vitin 2000.
Faik Fetahi, me rrënjë nga Përlepnica e Gjilanit, është drejtor menaxhues i kompanisë për shtrim të dyshemeve Fetaxid AG në Altbüron.
Faiku është 34 vjeç dhe baba i dy fëmijëve të moshës pesë dhe shtatë e gjysmë vjeçe.
Përderisa në asambletë komunale, ka tashmë një numër të konsiderueshëm politikanësh me rrënjë shqiptare, kjo nuk mund të thuhet për postet në ekzekutivin e komunave, shkruan albinfo.ch.
Kështu, në gjithë Zvicrën, Faik Fetahi është i dyti shqiptaro-zviceran i zgjedhur në një post të tillë.
Para tij, pjesë e ekezekutivit në komunën Baar të Kantonit të Zugut është prej disa vitesh, Zari Xhaferi (SP).