Gjilan, 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗮𝘀𝗶𝘁 𝘁ë 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽ë𝗿𝗶𝘀ë 𝗶 𝘃𝗶𝗱𝗵𝗲𝘁 𝘃𝗲𝘁𝘂𝗿𝗮
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë ka raportuar se i është vjedhur vetura në Gjilan.
Viktima ka thënë se veturën e kishte parkuar para një muaji prapa qendrës tregtare.
Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë dhe në konsultim me prokurorinë rasti po hetohet.