Gjilan | 𝗕𝗶𝗲 𝗻ë 𝗽𝗿𝗮𝗻𝗴𝗮 𝗶 𝘀𝗵𝘂𝗺ë𝗸ë𝗿𝗸𝘂𝗮𝗿𝗶, u kap në parking të një moteli bashk me dy persona

 Gjilan | 𝗕𝗶𝗲 𝗻ë 𝗽𝗿𝗮𝗻𝗴𝗮 𝗶 𝘀𝗵𝘂𝗺ë𝗸ë𝗿𝗸𝘂𝗮𝗿𝗶, u kap në parking të një moteli bashk me dy persona

Me datë 13.06.2023 rreth orës 18:30, pas një bashkërendimi profesional të punëve policore, hetuesit e antidrogës në Gjilan, ndihmuar nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme dhe antidroga e Ferizajt është bërë i mundur lokalizimi i personit të kërkuar me iniciale (B. A.).

Personi i lartcekur me iniciale, i cili kishte edhe fletë arrest ndodhej në automjet edhe me dy (2) persona tjerë në parkingun e një moteli në Gjilan. Pas paralajmërimit/prezantimit nga Policia, vozitësi ka tentuar t’i jap vrull automjetit dhe i ka mbyllur dyert duke rrezikuar zyrtarët policor.

I dyshuari ka tentuar edhe zhdukjen e disa provave materiale, përfshirë hedhjen e një sasie të kokainës nga dritarja e automjetit.

Pas veprimeve aktive policore është arrit të futet nën kontroll i dyshuari në kërkim dhe gjatë kontrollit në automjet janë sekuestruar edhe provat/dëshmitë materiale si në vijim:

A1. Një peshore elektronike

A2. Para të gatshme (70) euro

A3. Substancë narkotike e dyshuar si kokainë (5 gr.)

A4. Substancë narkotike e dyshuar si marihuanë (1.5 gr.)

A5. Telefon mobil – IPHONE

A.6. Telefon mobil- IPHONE X

A.7 Vetura Golf V me targa vendore

Në konsultim me prokurorin kompetent pas intervistimit tre (3) personat e dyshuar ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme.

Të ngjajshme