Gagica: 𝗕𝗲𝘁𝗲𝗷𝗮 𝗲 𝗭𝗵𝗲𝗴𝗼𝗰𝗶𝘁 ishte dhe mbetet betejë e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

 Gagica: 𝗕𝗲𝘁𝗲𝗷𝗮 𝗲 𝗭𝗵𝗲𝗴𝗼𝗰𝗶𝘁 ishte dhe mbetet betejë e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

“Sot, në 24-vjetorin e Betejës së Zhegocit, bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan në kujtim e nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës”,  ka bërë me dije , Nazim Gagica, kryetar  iAleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.

Gagica tha se Beteja e Zhegocit ishte dhe mbetet betejë e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila i bëri me dije armikut se fundi i tij në trojet shqiptare është afër dhe kështu ndodhi.

“Nuk guxojmë të lejojmë për asnjë moment dhe për asnjë çmim përbuzjen dhe përpjekjet për me ndryshua të vërteten historike të popullit të cilat u kurorëzuan me luftën e UÇK-së si lufta më e drejtë dhe më e pastër”, ka thënë tutje Gagica.

Ai shtoi se duhet të jemi përjetë mirënjohës gjithë atyre që me kohë dhe në momente të nevojshme u rreshtuar në çfarëdo forme krah UÇK-së e cila kishte mbështetjen e plotë të NATO-së me në krye ShBA-të!

“Lavdi të rënëve për lirinë e Atdheut”,  është shprehur Gagica i AAK-së.

Të ngjajshme