Fushë Kosovë  | 𝗗𝗷𝗮𝗹𝗶 𝗿𝗿𝗮𝗵 𝗯𝗮𝗯𝗮𝗶𝗻

 Fushë Kosovë  | 𝗗𝗷𝗮𝗹𝗶 𝗿𝗿𝗮𝗵 𝗯𝗮𝗯𝗮𝗶𝗻

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që kishte sulmuar fizikisht babain e tij. Babai i cili u sulmua nga djali, ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

” Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovarë. 

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjajshme