Flet 17 vjeçari nga Gjilani që u bë hafëz për ta çuar në vend amanetin e gjyshit
Idris Dermaku i cili është vetëm 17 vjeçar është bërë hafëz apo momerizues i kuranit.
Për djaloshin nga Gjilani ky ishte amanet i lënë nga gjyshi i tij e që ai e çoj në vend këtë amanet.
Dermaku në ATV, tha se pasi ai e bart emrin e gjyshit të tij që e kishte hoxhë, u ndje i detyruar që ta qoj në fund amanetin e tij.
“Gjyshi ishte hoxhë por të gjithë e thërrisnin hafëz Idrisi sepse ai e momoralizoj kuranin në moshën 14 vjeçar, andaj edhe mu sikur mu dukej emri im boshë jo për atë por babi im synonte që të gjithë vëllezërit të bëhemi hafëz jo për emër po për çështje të fesë”, – u shpreh Dermaku.
Lidhja e 17 vjeçarit me gjyshin e tij ishe aq e madhe sa që ai sa ishte gjallë e merrte kudo me vete, bashkë kishin shkuar edhe në Medinë. Herën e parë kur vizitoi vendin e shenjt të myslimanëve ishte vetëm 9 vjeçar, deri sa këtë rrugë e mori edhe një herë 2 vite me vonë.
Ai po ashtu thotë se tani mbanë një barrë shumë të madhe.
“Është një ndjenjë e pa përshkruar por megjithatë është edhe barrë, ta momeralizosh kuranin nuk është e lehtë dhe kjo ndikon në sjelljet me të tjerët sepse tani je një bartës i fjalës së zotit,” – tha 17 vjeçar.