“E përdori telefonin”/ 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻𝗮𝘀𝗶 𝗲 ‘𝗻𝗴𝗿𝗲𝗵 𝘇𝗵𝗮𝗴’ 𝘁ë 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿ë𝗻 𝗲 𝘁𝗶𝗷, intervenon policja që qëlloi në vendngjarje

 “E përdori telefonin”/ 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻𝗮𝘀𝗶 𝗲 ‘𝗻𝗴𝗿𝗲𝗵 𝘇𝗵𝗮𝗴’ 𝘁ë 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿ë𝗻 𝗲 𝘁𝗶𝗷, intervenon policja që qëlloi në vendngjarje

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familje, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Kështu ka ndodhur mbrëmë në rrugën e Gjinollve në Gjilan, ku një person është kapur në flagrancë duke ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Sinjali mëson se në rast ka intervenuar një pjesëtare e Policisë, e cila ka qëlluar të jetë në vendin e ngjarjes. I dyshuari fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është shoqëruar në stacion policor ku ka rrëfyer gjithë ngjarjen.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka tërhequr zvarrë për disa metra.

33-vjeçari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është intervistuar në stacion policor lidhur me rastin, ku para hetuesve policorë ka deklaruar se këto veprime i ka bërë shkaku i xhelozisë.

Sipas tij, e dashura me të cilën bashkëjeton që dy muaj, ka përdorur telefonin e saj personal dhe nuk i ka treguar arsyen përse.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/

Të ngjajshme