“E kam një ndjenjë”: Miftaraj thotë se nesër është ditë e mirë që të fillojë largimi i barrikadave

 “E kam një ndjenjë”: Miftaraj thotë se nesër është ditë e mirë që të fillojë largimi i barrikadave

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se ka një ndjenjë që nesër “është ditë e mirë”, të fillojë heqja e barrikadave në veri nga KFOR-i.

Kështu ka deklaruar ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Nesër ditë e mirë me fillu me i hjek barikadat KFOR! Se di e kam njê ndenjë. Amin!” – ka shkruar ai

Sot kemi hyrë në ditën e 18-të të vendosjes së barrikadave, ndërsa në veri, janë shtuar edhe dy të tjera.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njëra barrikadë është vendosur në Mitrovicë të Veriut tek udhëkryqi afër shkollës teknike dhe një tjetër është vendosu në Zveçan te vendi i quajtur “Kershi i Dudes”.

“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngjajshme