Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof.Dr.Asoc. Artan Dërmaku dhe Komuna e Gjilanit nënshkruan marrëveshje 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸ë𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶 për përkrahjen financiare të 15 studentëve

 Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof.Dr.Asoc. Artan Dërmaku dhe Komuna e Gjilanit nënshkruan marrëveshje 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸ë𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶 për përkrahjen financiare të 15 studentëve

Kryetari Alban Hyseni, përmes një statusi në “facebook”, ka treguar se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për përkrahjen financiare për 15 studentë.

Postimi i plotë:

Përkrahje financiare për 15 studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” të cilët do të realizojnë projekte për #digjitalizimin e komunës së Gjilanit

Me dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UKZ, Artan Dërmaku, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit📝 për përkrahjen financiare të 15 studentëve të cilët nën udhëheqjen e stafit akademik të fakultetit, do të realizojnë Databazën e Bujqësisë📇 për fermerët e Gjilanit, si dhe projekte të ndryshme të fushës së IT-së të cilat do të ofrojnë shërbime më cilësore e më të qasshme për qytetarët.

Me shumë projekte inovative dhe përkrahje nga komuna e Gjilanit, të rinjtë e qytetit do të marrin rolin që natyrshëm u takon: rolin e transformimit dhe zhvillimit. 🌐

Të ngjajshme