Bunjaku: LDK mbetet shtëpia e vetme origjinale e shqiptarëve

 Bunjaku: LDK mbetet shtëpia e vetme origjinale e shqiptarëve

Gjilan – LDK mbetet shtëpia e vetme origjinale e shqiptarëve dhe atyre që i njohin mirë rrënjët e saj, trungun dhe vizionin, qëllimin dhe rrugën e saj ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Postimi i plotë i Valentina Bunjaku Rexhepi

Shqiptarët e Kosovës më 23 dhjetor 1989 themeluan partinë e parë udhëheqëse të proceseve të vështira dhe zgjodhën prijësin e saj Dr.Ibrahim Rugovën në krye të LDK.

Nga niveli i lartë e deri te nivelet e nëndegëve u zgjodhën njerëzit vullnetmirë, të gatshëm të japin kontributin e tyre vullnetarë. Një ndër ta ishte edhe babai im Isa Bunjaku në lagjen 7 Korriku në Gjilan. Për shumë vite të okupimit drejtoi këtë nëndegë me shumë bashkëpunëtorë të tjerë.

Unë atë kohë isha 11 vjeçe, por në shtëpinë tonë frymëzonte fryma Rugoviane,e pa lëkundur për asnjë moment të vetëm. E ajo frymë nuk shuhet kurrë sepse ne jetojmë me të,jemi rritur bashkë.

LDK mbetet shtëpia e vetme origjinale e shqiptarëve dhe atyre që i njohin mirë rrënjët e saj, trungun dhe vizionin,qëllimin dhe rrugën e saj.

E për mua si gjeneratë e re,është shtëpia e vetme politike,çatia e së cilës na mbron nga çdo stuhi e themelet e saj na bëjnë të qëndrojmë drejtë e të vazhdojmë atje ku e kemi nisur këtë rrugëtim.

Urime LDK 32 vjetorin e themelimit
Rrofsh

Të ngjajshme