Bordi i AKK u bën thirrje kryetarëve të Komunave të mos marrin pjesë në takimin e ftuar nga Kurti

 Bordi i AKK u bën thirrje kryetarëve të Komunave të mos marrin pjesë në takimin e ftuar nga Kurti

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave të Kosovës të mos marrin pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti.

Mediet raportojnë se disa kryetarëvve të Komunave u është bërë thirrje të mos marrin pjesë në takim.

Njëra ndër arsyet e ftesës për mosmarrje pjesë në takim është injorimi i AKK nga Grupi koordinues antiCOVID.

Ndryshe, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 në vend.

Por në përbërjen që ka përcaktuar Qeveria, nuk janë futur edhe kryetarët e komunave të Kosovës.

Sipas Qeverisë, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë do të caktojë sekretariatin e komitetit, ndërsa ky komitet obligon komunat që të themelojnë nën komitete komunale me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar drejtori i Asociacionit të komunave, Sazan Ibrahimi.

Ai në një përgjigje për Telegrafin, ka thënë se është befasuese sesi Qeveria as nuk i ka kontaktuar për të diskutuar lidhur më këtë çështje.

Pas reagimit të AKK, kryeministri Kurti më pas ka thirrur për sot në takim kryetarët e komunave të Kosovës. Takimi është paraparë të mbahet në ora 10:00.

Të ngjajshme