Bëhet 𝘀𝗵𝗸𝗿𝘂𝗺𝗯 𝗲 𝗵𝗶 ‘𝗠𝗲𝗿𝗰𝗲𝗱𝗲𝘀𝗶’ 𝗶 𝟮𝟬 𝗺𝗶𝗷ë 𝗲𝘂𝗿𝗼𝘃𝗲 𝗻ë 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻 sigurohen pamjet kur dikush e dogji qëllimisht

 Bëhet 𝘀𝗵𝗸𝗿𝘂𝗺𝗯 𝗲 𝗵𝗶 ‘𝗠𝗲𝗿𝗰𝗲𝗱𝗲𝘀𝗶’ 𝗶 𝟮𝟬 𝗺𝗶𝗷ë 𝗲𝘂𝗿𝗼𝘃𝗲 𝗻ë 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻 sigurohen pamjet kur dikush e dogji qëllimisht

Rastet e zjarrvënieve të qëllimshme, qoftë në vetura, lokale apo hapësira të ndryshme publike s’janë edhe fort të rralla në vendin tonë. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate, në rrugën “Edit Durham” në Gjilan, ku dikush ia vuri flakën një veture të tipit ‘Mercedes’, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka denoncuar pronari i veturës, i cili në një prononcim për Sinjalin ka deklaruar se vlera e dëmit është rreth 20 mijë euro dhe nuk e njeh personin që ia dogji veturën e as motivin e rastit.

Si rezultat i raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ndërkohë Policia ka siguruar pamje të incidentit dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

/GazetaSinjali/

Të ngjajshme