Aksident tek Penda e Livoçit të Epërm: Shoferja doli jashtë rrugës, vetura u tërhoq nga zjarrfikësit
![Aksident tek Penda e Livoçit të Epërm: Shoferja doli jashtë rrugës, vetura u tërhoq nga zjarrfikësit](https://zerogjasht.com/wp-content/uploads/2023/05/CEDE237E-55DD-4245-9E8A-16C00CA6BCEB-850x560.jpeg)
Sot rreth orës 05:50 ka ndodhur një vetëaksident në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, më konkretisht te penda e Livoçit të Epërm, ku një shofere e cila nuk ka përshtatur shpejtësinë e kushteve të rrugës, doli jashtë saj.
Sipas Policisë së Kosovës, ajo ka goditur një automjet që ishte i parkuar. Vetura e viktimës ka përfunduar në ujin e pendës. Pas trajtimit në qendrën emergjente, viktima është liruar për në shtëpi.
“Nga hetimet e para dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore (femër kosovare) duke mos përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës në kthesë, del jashtë rrugës, godet një automjet tjetër i cili ishte i parkuar dhe përfundon në ujin e pendës. Në këtë rast përpos dëmeve materiale në dy automjetet, lëndime trupore pëson vozitësja e lartcekur e cila pas trajtimit në qendrën emergjente është liruar për në shtëpi”, tregoi Policia.
Sipas Valon Osmanit, zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Gjilanit, automjeti me ndihmën e zjarrfikësve dhe kompanisë për tërheqje është tërhequr.
“Rrethanat e aksidentit po hetohen nga polic hetues të aksidenteve të komunikacionit rrugor”.
![](https://zerogjasht.com/wp-content/uploads/2023/05/CEDE237E-55DD-4245-9E8A-16C00CA6BCEB.jpeg)