AAK vazhdon fuqizimin në Gjermani, themelon degën e saj në Bavari, i pranishëm edhe Ramush Haradinaj
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjermani, ka themeluar degën e saj në Bavari.
Në këtë kuvend ka marrë pjesë edhe lideri i këtij subjeti, Ramush Haradinaj.
Kryetari i AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj ka thënë se ky subjekt po organizohet fuqishëm edhe në këtë shtet.
Blakaj posdhtu ka njoftuar që së shpejti në Gjermani do të formojnë edhe degë të tjera, në mënyrë që të organizuar të vazhdojnë kontributin për Kosovën.
Postimi i tij i plotë:
AAK-ja po organizohet fuqishëm edhe në Gjermani.
Me pjesëmarrjen e shumë bashkatdhetarëve sot formuam Degën e AAK-së për Bavari.
Kryetar i kësaj dege u zgjodh Selim Hoti, ndërsa anëtarë të kryesisë së degës janë zgjedhur Besnik Panxhaj, Met Aliaj, Mehmet Klinaku, Selim Ukaj, Ramadan Gashi, Haxherie Statofci dhe Misin Qufaj.
Në këtë takim morën pjesë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremi, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe aktivisti Blerim Kuqi.
Së shpejti në Gjermani do të formojmë edhe degë të tjera, në mënyrë që të organizuar të vazhdojmë kontributin për Kosovën.