AAK në Gjilan ndihmon fëmijët pa përkujdesje prindërore
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me afaristin dhe humanistin gjilanas që jeton në Gjermani, Ilmi Mustafa, kanë ndihmuar sot me pako fëmijët që janë pa përkujdesje prindërore.
Kështu ka bërë të diturë vetë Gagica përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Bashkë me afaristin dhe humanistin gjilanas nga Gjermania, Ilmi Mustafa sot kemi ndihmuar me pako fëmijët pa përkujdesje prindërore. Si pasojë e shumë faktorëve, Kosova po përballet tani e dy vjet me krizë të madhe ekonomike. Çdo kategori e shoqërisë sot ka nevojë për t’ia zgjatur dorën e ndihmës dhe kujdesit”, ka shkruar Gagica.
Postimi i plotë:
Bashkë me afaristin dhe humanistin gjilanas nga Gjermania, Ilmi Mustafa sot kemi ndihmuar me pako fëmijët pa përkujdesje prindërore.
Si pasojë e shumë faktorëve, Kosova po përballet tani e dy vjet me krizë të madhe ekonomike. Çdo kategori e shoqërisë sot ka nevojë për t’ia zgjatur dorën e ndihmës dhe kujdesit.
Diaspora jonë gjithmonë ka qenë dorëhapur dhe shumë e kujdesshme në raport me familjet e tyre në Kosovë, me shoqata e qytetarë që kanë pasur dhe kanë nevojë për përkujdesjen tonë qoftë si institucione, po ashtu edhe si biznesmenë e politikanë.
Falenderojmë drejtorin e ‘Handikos-it’ Fatmir Shurdhani i cili gjithmonë është i gatshëm të jetë bashkë me ne sa herë që jemi afruar kësisoj.
Mirënjohës përjetë diasporës sonë dhe bashkëatdhetarëve si Ilmiu e shumë të tjerë si ai!