AAK dhe LDK deklarohen për pesë ditë fushatë, LVV dhe PDK pa qëndrim zyrtar

 AAK dhe LDK deklarohen për pesë ditë fushatë, LVV dhe PDK pa qëndrim zyrtar

Sot më 16 shtator në Kosovë fillon zyrtarisht fushata e partive politike për zgjedhjet lokale 2021. Pavarësisht rrethanave të krijuara nga COVID 19, fushata zgjedhore prej një muaj u konsiderua si çështje e rregulluar me ligj dhe se nuk mund të ndryshohet.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor ku qytetarët do të mund të votojnë për kandidatin që do ta kenë për katër vitet kryetar.

Ndërkohë që shkak i pandemisë COVID-19 pati rekomandime për shtyrje të zgjedhjeve dhe rekomandim për shkurtim të fushatës. Por Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit që ka mbajtur me partitë politike ka deklaruar se në mungesë të konsensusit të partive politike nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve lokale dhe se ato do të mbahen me 17 tetor.

Deri tani zyrtarisht, LDK dhe AKK zyrtarisht janë deklaruar pro shkurtimit të fushatës në pesë ditë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka vendosur që fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale ta mbajë vetëm në pesë ditë.

Haradinaj tha se vendimi për këtë erdhi pas situatës së rëndë epidemiologjike me COVID-19.

Nga VV-ja dhe nga partia më e madhe opozitare PDK-ja ende nuk kanë dalë me qëndrim zyrtar në lidhje me këtë. Në zgjedhjet e 17 tetorit, të drejtë vote sipas listës së certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor kanë 1 milion e 885 mijë qytetarë.

Të ngjajshme