A do të ndryshojë ora në tetor? Përgjigjet eurodeputetja
Të dielën fundit të marsit dhe tetorit bëhet ndryshimi i orës. Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Europën. Ora e shteteve europiane ndërrohet në një kohe. Ndryshimi i saj u vendos si ligj europian në vitin 1981. Norma europiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 orë pas.
Tashmë shumë kush mund të pyes se a do të ndryshojë ora në tetor, siç është bërë zakon prej vitesh.
Parlamenti Europian kishte vendosur që ndryshimi i orës të ndalet të dielën e fundit të marsit 2021 për vendet e Bashkimit Europian, të cilat duan të mbajnë orën e verës përgjithmonë, ndërsa për Shtetet Anëtare që duan atë të dimrit, ndryshimi do të ndodhë të dielën e fundit të tetorit 2021.
Më 26 mars 2019, Parlamenti Europian miratoi qëndrimin mbi propozimin e Komisionit për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të orës, duke mbështetur ndryshimet e fundit deri në vitin 2021, në të cilën secilit vend i kërkohet të zgjedhë nëse akrepat do të qëndrojnë sipas orës së verës apo dimrit.
Megjithatë, vendimi përfundimtar se kur propozimi i Komisionit do të hyjë në fuqi varet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian. Këshilli i BE -së ende nuk e ka finalizuar qëndrimin e tij.
Eurodeputetja irlandeze Deirdre Clooney për The Journal tha se propozimi nuk po ecën përpara për momentin dhe ka ngecur.
Ajo theksoi se ka mbrojtur prej kohësh heqjen e ndryshimeve të orës në BE dhe dëshiron që vendet të qëndrojnë në orën e verës gjatë gjithë vitit.
“Nëse vendet zgjedhin orën e verës, ne do të kishim ditë më të ndritshme gjatë gjithë vitit. Por në dimër, mëngjesi do të ishte më i errët se mëngjesi i dimrit që të gjithë e dimë”, u shpreh ajo. Më tej ajo shtoi se parlamenti u pajtua me propozimin dhe ne votuam për të, por Shtetet Anëtare duhej të binin dakord dhe kishte ndarje./Motilokal.com