Kush është Daut Dauti?

 Kush është Daut Dauti?

Daut Dauti është historian, gazetar publicist dhe prozator. Ka kryer studimet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, ka magjistruar në West London University në degën e Studimeve Evropiane, kurse ka doktoruar në University of Leeds në shkollën e njohur të historisë të këtij universiteti.

Në fund të viteve ’80 ka filluar të merret me gazetari. Shkrimet e para i ka botuar në gazetën e studentëve Bota e re, pastaj në revistën Zëri. Nga viti 1994 deri më 1999 ka qenë korrespondent i Zëri nga Londra. Në vitin 1999 ka filluar të punojë në redaksinë IWPR (Institute for War and Peace Reporting) dhe në këtë vit ka themeluar zyrën e këtij instituti në Prishtinë.

Nga viti 1999 deri më 2002 ka qenë sekretar dhe ndër themeluesit e Shoqatës së Gazetareve te Kosovës dhe ka shërbyer anëtar i Këshillit Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë vitit 2002 në institutin amerikan Kelleing Foundation ka hulumtuar temën e mediave të pavarur dhe që nga ky vit është anëtar i ekipit hulumtues-studiues i këtij instituti. Dauti ka punuar në disa onganizata te ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Ka qenë dhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës në vitin 2005.

Daut Dauti është autor i disa librave dhe punimeve shkencore. Punimet e tij me teme nga fusha e historisë, e gazetarisë dhe e letërsisë janë botuar në mediat shqipe dhe në revista të njohura ndërkombëtare.

Një palë këpucë në Berlin është novela e tij e parë.                                                                                                                                                                                                                                     

Të ngjajshme