Kush është Agon Mahmuti?

 Kush është Agon Mahmuti?

Agon Mahmuti u lind në fshatin Petroc, Kamenicë më 13.02.1992. Shkollimin fillor e kreu në SHFMU “ Nazim Hikmet” Dobërçan. Shkollimin e mesëm e vazhdoj në Gjimnazin “ Zenel Hajdini” Gjilan , drejtimi Matematikë-Informatikë ku tregoi sukses të shkëlqyeshëm.

Studimet Baçelor i përfundoi në Universitetin e Prishtinës në programin Matematikë-Informatikë. Pas suksesit në studimet themelore Baçelor, ai vazhdoi në po të njëjtin Universitet edhe studimet Master ku mori titullin “ Master i mësimdhënies së matematikës”.

Agoni ka ndjekur trajnime të ndryshme në zhvillimin professional . Keto janë disa nga trajnimet e ndjekura:

– Matematika dhe mësimdhënia e matematikës 6-9

– Zbatimi I kurrikulës së re në fushën e matematikës

– Matematika për klasët 6-9 me fokus në gjeometri

– Përdorimi I teknologjisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie

– Udhëheqja dhe planifikimi strategjik

– Aplikimi I programeve kompjuterike në mësimdhënie( Word, Excel, PowerPoint)

– MKLSH – Strategji të reja të mësimdhënies dhe të nxënit

– Zhvillimi I shkathtësive të shekullit 21 në lëndën e matematikës

Agoni që nga viti 2016-2017 punon si mësimdhënës i lëndës së matematikës në SHFMU “Kadri Zeka” Poliçkë ndërsa nga viti 2017 e tutje në SHMLP” Andrea Durrsaku” Kamenicë. Agoni është asistent i lëndës së Matematikës nga Tetori 2020 në Universitetin Publik “Kadri Zeka” Gjilan.

Të ngjajshme