𝟯𝟬 𝗽ë𝗿 𝗾𝗶𝗻𝗱 𝗺ë 𝘀𝗵𝘁𝗿𝗲𝗷𝘁 𝗳𝗮𝘁𝘂𝗿𝗮 𝗲 𝗺𝗯𝗲𝘁𝘂𝗿𝗶𝗻𝗮𝘃𝗲 𝗻ë 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻

 𝟯𝟬 𝗽ë𝗿 𝗾𝗶𝗻𝗱 𝗺ë 𝘀𝗵𝘁𝗿𝗲𝗷𝘁 𝗳𝗮𝘁𝘂𝗿𝗮 𝗲 𝗺𝗯𝗲𝘁𝘂𝗿𝗶𝗻𝗮𝘃𝗲 𝗻ë 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻

Kompania rajonale për grumbullimin e mbeturinave në Gjilan Ecohixhiena ka ngritur faturën për amvisritë për 30 për qind.

Fatura e janarit, qytetarëve u ka shkuar me 6.5 euro nga 5 euro sa ishte më parë.

Rritja është bërë jashtë harmonizimit me rregulloren komunale për shërbime publike, që rregullon edhe tarifën për grumbullimin dhe mbajtjen e mbeturinave.

Sipas rregullores aktuale, tarifa mujore për bartjen e mbeturinave është 5 euro, duke llogaritur edhe tvsh-në, ose 4.63 pa tvsh.

Rritja e çmimit, sado e arsyeshme qoftë, do ta rëndojë edhe më shumë xhepin e qytetarëve në këtë kohë të krizës ekonomike dhe sociale.

Kompania Ecohigjiena vepron në partneritet publiko-privat. / real.info/.

Të ngjajshme