𝟭𝟳𝟮𝟮 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗻ë 𝗺𝘂𝗮𝗷 𝗽ë𝗿 𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁ë𝘁 𝘀𝗲𝗿𝗯ë 𝗾ë 𝗻𝘂𝗸 𝘃𝗶𝗷𝗻ë 𝗸𝘂𝗿𝗿ë 𝗻ë 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱

 𝟭𝟳𝟮𝟮 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗻ë 𝗺𝘂𝗮𝗷 𝗽ë𝗿 𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁ë𝘁 𝘀𝗲𝗿𝗯ë 𝗾ë 𝗻𝘂𝗸 𝘃𝗶𝗷𝗻ë 𝗸𝘂𝗿𝗿ë 𝗻ë 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱

Pa shtesa, pa mbushje telefoni, pa mëditje e pa benefite të tjera, 1722 euro pagë bazë në muaj merrë secili deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kjo shifër është e njejtë si për këta deputetë të pushtetit e opozitës që marrin pjesë në seanca, votime e komisione, e edhe për deputetët që këto ulëse i lënë thuajse gjithmonë të zbrazura.

Paga e re që për deputetët është rritur 150 euro me ligjin për paga, pashmangshëm u takon edhe deputetëve të rinj të Listës serbe, të cilët që nga 17 nëntori kur bënë betimin, nuk kanë shkelur më në kuvend.

Por, këtë ua lejon rregullorja e kuvendit, e cila kërkon vetëm një paraqitje në 6 muaj që mandati i deputetit të vazhdojë të jetë i vlefshëm, cka është shfrytëzuar në cdo legjislaturë nga ky minoritet.

Kjo po praktikë e bojkotit të tyre po shihet problematike e me pasoja në Institutin Demokratik të Kosovës.

Eugen Cakolli nga KDI, bën me dije se shoqëria civile kishte propozuar sanksionet financiare, për mungesat e deputetëve por e njejta nuk ishte votuar nga këta të fundit në kuvend, pasi ato sanksione do ti preknin edhe vetë ata, të cilët nuk janë të rrallë në mungesa.

“Keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë po e konsideron nga ana tjetër njohësi i cështjeve politike Arbnor Sadiku qasjen e deputetëve të lIstës serbe”, ka thënë Cakolli.

Analisti, Arbnor Sadiku, ka theksuar se pavarësisht mospjesëmarrjes në seanca dhe komisione, përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës vazhdojnë të shfrytëzojnë edhe benefitet e tjera që përfitohen nga shtetit si pagesat për karburante, mbushje të telefonit dhe të tjera.

Të ngjajshme