𝗩𝗶𝘁𝗶 | 𝗞𝗮𝗻𝗼𝘀𝗲𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗻𝗷ë 𝗳𝗲𝗺ë𝗿 𝗻𝗷ë 𝗯𝘂𝗿𝗿ë 𝗻𝗴𝗮 𝗦𝗹𝗹𝗮𝘁𝗶𝗻𝗮 𝗲 𝗘𝗽ë𝗿𝗺𝗲

 𝗩𝗶𝘁𝗶 | 𝗞𝗮𝗻𝗼𝘀𝗲𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗻𝗷ë 𝗳𝗲𝗺ë𝗿 𝗻𝗷ë 𝗯𝘂𝗿𝗿ë 𝗻𝗴𝗮 𝗦𝗹𝗹𝗮𝘁𝗶𝗻𝗮 𝗲 𝗘𝗽ë𝗿𝗺𝗲

Në fshatin Sllatinë e Epërme, të Vitisë viktima mashkull kosovar ka raportuar se ka pranuar disa mesazhe kërcënuese nga e dyshuara femër kosovare. Rasti në procedurë hetimore.

Poashtu në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dhunuar viktimën femër kosovare-e mitur. Viktimës iu është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit. Familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësor në bazë të së cilave, i dyshuari ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kurse në Gjilan viktima femër kosovare ka raportuar se dy djemtë e saj të dyshuarit meshkuj kosovarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe shkaktuar shqetësime psikologjike. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës.

Të ngjajshme