𝗩𝗶𝘁𝗶 | 𝗗𝗷𝗮𝗹𝗶 𝗲 𝗿𝗿𝗮𝗵 𝗯𝗮𝗯𝗶𝗻 𝗲 𝘁𝗶𝗷 𝟴𝟵-𝘃𝗷𝗲ç𝗮𝗿
Pas një mosmarrëveshje, djali e ka sulmuar fizikisht babain e tij 89-vjeçar në Viti.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani tha se dyshohet se autori i ngjarjes ka probleme psikike.
“Është ndaluar për tretman mjekësor në repartin e Neurologjisë në spitalin rajonal të Gjilanit”, tha Osmani.
Ai theksoi se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për “Dhunë në familje”.
Siç raporton Klan Kosova, viktima është e moshës 89-vjeçare.