𝗩𝗲𝘁ë𝗺 𝗻ë 𝗺𝘂𝗮𝗷𝗶𝗻 𝗷𝗮𝗻𝗮𝗿 𝗻ë 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃ë 𝗷𝗮𝗻ë 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗿𝗼𝗿ë𝘇𝘂𝗮𝗿 𝟭𝟱𝟲 ç𝗶𝗳𝘁𝗲

 𝗩𝗲𝘁ë𝗺 𝗻ë 𝗺𝘂𝗮𝗷𝗶𝗻 𝗷𝗮𝗻𝗮𝗿 𝗻ë 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃ë 𝗷𝗮𝗻ë 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗿𝗼𝗿ë𝘇𝘂𝗮𝗿 𝟭𝟱𝟲 ç𝗶𝗳𝘁𝗲

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat për numrin e kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve. Në muajin janar 2023 janë regjistruar gjithsej 1988 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 156 raste.

Po ashtu ASK i ka publikuar edhe të dhënat për numrin e lindjeve dhe vdekjeve.

Sipas raportit , në muajin janar janë regjistruar 2111 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1079 lindje janë meshkuj dhe 1032 lindje janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 960 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 519 janë meshkuj dhe 441 janë femra.

Të ngjajshme