𝗧𝗿𝗶 𝗮𝗸𝘀𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗲 të njëpasnjëshme në rrugën Gjilan-Prishtinë, përfshihet edhe një veturë e policisë

 𝗧𝗿𝗶 𝗮𝗸𝘀𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗲 të njëpasnjëshme në rrugën Gjilan-Prishtinë, përfshihet edhe një veturë e policisë

Aksidenti ka shkaktuar kolona të mëdha, teksa është shkaktuar në një segment të papërshtatshëm rrugor.

Ndërkaq tjetri ka ndodhur në Bresalc.

 Mëngjesi i sotëm ka nisur me aksidente përgjatë rrugës Gjilan-Prishtinë.

Indeksonline raporton se në këtë aks rrugor kanë ndodhur tri aksidente në tri lokacione të ndryshme.

Në njërin prej tyre madje është përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Një nga aksidentet ka ndodhur mes Mramorit dhe Slivovës.

Në anën tjetër, në fshatin Ponesh është aksidentuar vetura e policisë.

Indeksonline raporton se vetura në fjalë është vetaksidentuar, duke përfunduar e rrotulluar.

Detaje për këtë vetaksident ka dhënë edhe zyrtari i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani ka deklaruar për Indeksonline se vetaksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 07:08 afër udhëkryqit të fshatit Ponesh, dhe se shkak kanë qenë kushtet e papërshtatshme të rrugës.

“Hetues policor të aksidenteve nga njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në Gjilan kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Në bazë të hetimeve të para dyshohet se deri tek vetaksidenti ka ardhur si pasojë e kushteve të rrugës me ngrica të shkaktuara nga një rrjedhje e ujit në atë pjesë. Me këtë rast lëndime trupore nuk ka pësuar askush vetëm janë shkaktuar dëme materiale ne automjet” pohoi Osmani./indeksOnline/

Të ngjajshme