𝗧𝗿𝗮𝗴𝗷𝗶𝗸𝗲: 𝗜 𝗺𝗶𝘁𝘂𝗿𝗶 𝗻𝗴𝗮 𝗩𝗶𝘁𝗶𝗮 𝗱𝘆𝘀𝗵𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗲 𝘂 𝘁𝗵𝗲𝗿 𝗽ë𝗿 𝘃𝗱𝗲𝗸𝗷𝗲, humb jetën në Spitalin e Gjilanit

 𝗧𝗿𝗮𝗴𝗷𝗶𝗸𝗲: 𝗜 𝗺𝗶𝘁𝘂𝗿𝗶 𝗻𝗴𝗮 𝗩𝗶𝘁𝗶𝗮 𝗱𝘆𝘀𝗵𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗲 𝘂 𝘁𝗵𝗲𝗿 𝗽ë𝗿 𝘃𝗱𝗲𝗸𝗷𝗲, humb jetën në Spitalin e Gjilanit

Një rast i rëndë ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Viti, ku një person dyshohet se është therur për vdekje nga një i mitur, në rrethana e për motive akoma të panjohura. Viktima vdiq në Emergjencën e Gjilanit, ndërkohë që tashmë kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda spitalit kanë bërë me dije se viktima, i cili është nga fshati Lubishtë i Vitisë, fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Viti, e më pas është transferuar në Gjilan, si pasojë e plagëve që kishte pësuar.

I riu që u godit me mjet të mprehtë nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në Qendrën emergjente të Gjilanit.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor që e mori për trajtim të ndjerin e më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Hetimet tashmë kanë nisur me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por kanë qenë të paqasshëm.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/

Të ngjajshme