Tejkalojnë shpejtësinë, drejtuesit në Viti i merret patentë shoferi

 Tejkalojnë shpejtësinë, drejtuesit në Viti i merret patentë shoferi

Gjilan, 13 Korrik 2023 – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës në Viti gjatë matjes me radar laserik , kanë identifikuar një kundërvajtës duke drejtuar automjetet e tijë, ku  ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim)  sipas shenjës së trafiku ku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 108km/h. 

Me këto veprim ai ka  rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. 

Ndaj  kundërvajtësit  është shqiptuar gjobë në vlerë prej treqind euro (300) euro, pikë negative  3 dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj.                                                                                                                  

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë/ zerogjasht /

Të ngjajshme