𝗧𝗮𝗵𝗶𝗿𝗶: 𝗡𝗲 𝗷𝗲𝗺𝗶 𝗺𝗲 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶𝗻, 𝗸𝘂𝗻𝗱ë𝗿 𝗩𝘂ç𝗶𝗾𝗶𝘁

 𝗧𝗮𝗵𝗶𝗿𝗶: 𝗡𝗲 𝗷𝗲𝗺𝗶 𝗺𝗲 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶𝗻, 𝗸𝘂𝗻𝗱ë𝗿 𝗩𝘂ç𝗶𝗾𝗶𝘁

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, vlerësoi se Kosova duhet ta ketë në fokus marrëveshjen finale me Serbinë.

Më tej, Tahiri tha se si parti kërkojnë arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, e cila përfshinë njohjen reciproke. Ai tha se me arritjen e një marrëveshje të tillë, Kurti do i bënte shërbim të madh Kosovës.

“Marrëveshja finale duhet t’i përfshijë të gjitha pikat e hapura, e të cilat sot diskutohen në mes të dy palëve. Ndër to edhe asociacioni. Aleanca e sheh fokusin e Kosovës si të domosdoshëm në marrëveshje, jo në asociacion. Ne kërkojmë arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshje e cila është ligjërisht e obligueshme, e cila është mes Kosovës dhe Serbisë me njohje. E cila njëherë e përgjithmonë e kalon këtë konflikt. Me thënë të drejtën, me këtë kryeministri, Albin Kurti do i kishte bërë një shërbim të madh vendit. Marrëveshjet që janë arritur në Bruksel, disa janë zbatuar, një varg marrëveshje duhet të kyçen në marrëveshjen finale”, deklaroi Tahiri në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Derisa shtoi se partitë opozitare janë të gjithë me kryeministrin e Kosovës e kundër presidentit të Serbisë.

“Ne jemi me Kurtin kundër Vuçiqit”, tha tutje Tahiri.

Të ngjajshme